Njihuni më mirë me ne

Rreth Nesh

 

Në vitin 2008 shkolla “Faik Konica” mori emrin e një prej personaliteteve më të spikatura të atdhetarizmit, kulturës dhe diplomacisë shqiptare. Kjo ishte dhe mbetet një përgjegjësi e madhe,  e cila kërkon hyrjen me dinjitet në elitën e shkollave shqiptare, por jo vetëm. Pas vitit të dytë dhe suksesit të gjimnazit, “Faik Konica” hapi dyert e tre godinave të tjera. Sot, prindërit e fëmijëve nga kopshti deri në gjimnaz ua besojnë rrugëtimin e arsimit të tyre shkollës sonë.

Bazuar në rezultatet e maturës shtetërore, renditemi ndër liderët e rezultateve të larta. Në shkollat tona nxënësi vlerësohet çdo javë në të gjitha lëndët, nëpërmjet një sistemi që është aplikuar për herë të parë në Shqipëri. Për ne mbetet primare formimi shkencor e qytetar i nxënësëve të të ardhmes më të mirë.

MOTOJA JONË

Sëbashku synojmë vendin e parë.

PRINCIPET TONA

Përkushtim, Integritet, Disiplinë, Unitet.

ÇELËSI I SUKSESIT

Bashkëpunimi prindër-mësues-nxënës.

GODINAT E SË ARDHMES

Godinat e shkollave “Faik Konica” gjenden në qendër të Tiranës. Shkollat tona janë të pajisura me të gjithë laboratoret e nevojshme, duke filluar nga gjuhët e huaja, informatika dhe lëndët shkencore si kimia, fizika etj. Të gjitha klasat dhe laboratorët janë të pajisur me tabela smart për një mësimdhënie të avancuar dhe teknologjike.

MATURA SHTETËRORE

Maturantët që dalin nga dyert e shkollës “Faik Konica” ndjekin me sukses studimet e larta në degët e dëshiruara brenda dhe jashtë vendit. Arritjet e tyre janë motivi i punës tonë.

HISTORI SUKSESI

Sidni Hoxha

Rekordmen noti
Pjesëtar i Ekipit Olimpik Shqiptar 
Pekin, 2008

Olta Boka

Këngëtare

Përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong 2008

Anja Capo

Nxënëse ekselente - Matura 2021
Fituese e Olimpiadës së Matematikës

Etien Hashorva

Nxënës ekselent- Matura 2021

Fitues i Olimpiadës së Kimisë

Amanda Shtylla

Nxënëse ekselente - Matura 2021

Fituese e Olimpiadës së Biologjisë

Stafi Drejtues

Yllka Kokalari
Drejtore e shkollës
Vojsava Kumbulla
Drejtore Didaktike
Teuta Nushi
Nën/drejtore (AMU)
Aurela Canaj
Nën/drejtore (CU)