Programi Gjerman

 

Një e ardhme e sigurt

Faik Konica është instituti i parë arsimor jopublik që ofron një program Gjerman. Nxënësit e Projektit Gjerman marrin përkrahje dhe mbikëqyrje intensive në klasa me numër të reduktuar nxënësish nga mësues gjerman. Pjesëmarrja në aktivitete jashtëshkollore lidhur me kulturën dhe gjuhën gjermane thellon procesin e të mësuarit.

Për të aplikuar për studime në gjuhën gjermane në një universitet në Gjermani ose Austri, kërkohet dëshmi e aftësisë së gjuhës gjermane.

Qëllimi ynë është të ofrojmë një gjermanishte sa më të natyrshme  e të përshtatshme për situatat e ndryshme gjuhësore. 

Pse Programi Gjerman?

Përgatitja për Certifikatën e Gjermanishtes

Mësimi i matematikës në gjermanisht

Mësim dygjuhësh në disa lëndë

Shumë universitete gjermane marrin parasysh përveç notave perfundimtare, edhe rezultatet e testit  “Aftësi të Përgjithshme për Studime” (TestAS) për fushën e dëshiruar të studimit.

Për vitin e ardhshëm shkollor, ne planifikojmë të ofrojmë per nxënësit e interesuar të klasës së 12-të mbështetje në përgatitjen e tyre individuale për TestAS.

Perkrah përparësive ne percaktimin e degëve të studimit, nxënësve u ofrohet mundësia qe të vlerësojne realisht përshtatshmërinë e tyre për degën e synuar.

Këshillim dhe përkrahje individuale jashtë mesimit 

Për të gjithë nxënësit e Projektit Gjerman si edhe per prindërit e tyre ne ofrojmë gjatë periudhës së shkollës këshillim individual. Përveç temave aktuale të shkollës, ne jemi gjithashtu në dispozicion për pyetje rreth studimeve në Gjermani.

 

TAKIME ORIENTUESE PËR PRINDËRIT

Për tu njohur më afër me ambientet e shkollës, hapësirat ku zhvillohet mësimi 

kontaktoni në: +355 68 90 97 242

ose ju mirëpresim në adresën:

Rruga “Ismail Qemali”, pranë Liceut Artistik, Tiranë

Data dhe orari i takimit: sipas marrëveshjes

Apliko tani ose lexoni më tepër informacion në broshurën më poshtë, në Gjermanisht dhe në Anglisht.