Telefon

04 242 6564 (Drejtoria)
04 242 6335 (Sekretaria)
+355 689 097 242

Email

info@faikkonica.edu.al

Vendndodhje

9-vjeçare Faik Konica
Rruga “Myslym Shyri” (20 metra para karburantit Gulf)
Gjimnazi dhe projekti gjerman
Rruga ”Abdi Kazani”, pranë Liceut Artistik

Ose na shkruani më poshtë

Error: Contact form not found.

Pyetje të shpeshta

Kur fillojnë regjistrimet për vitin shkollor?

Regjistrimet për vitin e ri shkollor fillojnë që në përfundimin e vitit paraardhës akademik. Për çdo vit përkatës, ne nxjerrim lajmërimin e fillimit të regjistrimeve në faqen tonë web, facebook dhe instagram. Regjistrimet tona qëndrojnë të hapura për sa kohë kapacitetet e klasave nuk janë të plotësuara. Për më shumë informacion në lidhje me regjistrimet dhe aplikimet, mund të na shkruani ose na vizitoni.

Kur janë oraret e studimit?

Orari i mësimit bazë në shkollën “Faik Konica” përfundon në orën 13:30. Studimi zhvillohet pas këtij orari mësimor, dhe nxënësit përfundojnë orarin e studimit në orën 15:30. Gjatë studimit fëmijët mbarojnë detyrat e shtëpisë dhe mbikëqyren nga mësuesi përkatës për ndihmë. 

Çfarë përfshihet në tarifën e shkollës?

Tarifat e shkollës “Faik Konica” përbëhen nga paketa të ndryshme. Për secilin cikël studimi, mund të gjeni më shumë informacion në tabelën e mëposhtme.

Çfarë ndryshimi ka Projekti Gjerman?

Projekti Gjerman fillon që nga klasa e V, ku shtohen orët e gjuhës gjermane për dy klasa me zgjedhje. Në gjimnazin e Projektit Gjerman, nxënësit kanë program me kurrikula dhe libra gjermanë, me 4 mësues gjermanë të lëndëve përkatëse: Gjuhë gjermane, Matematikë, Histori, Gjeografi, Ekonomi, Teknologji dhe Histori Arti. Ky projekt synon aftësimin e nxënësve që duan të vazhdojnë studimet e larta në vende gjermanishtfolëse si Austria, Zvicra, Gjermania etj. Për më shumë informacion rreth Projektit Gjerman, klikoni këtu.

Cilat janë gjuhët e huaja që ofrohen?

Në shkollat “Faik Konica”, gjuha Gjermane nis që në ciklin parashkollor dhe vazhdon në klasat. I-IV për 1 orë në javë, por është e pavlerësueshme.
Gjuha Angleze nis me 2 orë në javë në ciklin parashkollor dhe klasat I-II, për momentin gjithashtu pa vlerësim.
Nga klasat e II-IV, gjuha Angleze zhvillohet për 4 orë në javë.

Në ciklin parauniversitar, zhvillohet gjithashtu gjuha e huaj me zgjedhje, ndër të cilat ofrohet Italishtja, Frengjishtja etj. sipas kërkesave.