Cikli Fillor

 

ARSIMI PARASHKOLLOR & FILLOR

Shkolla “Faik Konica” zhvillon mësimin për nxënësit e saj parashkollor dhe fillor (klasa I-IV) në godinë me sipërfaqe  1100 m²  dhe ambient sportiv 400 m²  me lodra për fëmijë.

10 klasa ndodhen në katin e dytë të kësaj godine, të gjitha me dritë natyrale, kushte bashkëkohore si edhe me mundësi ngrohje, ftohje. Në katin e parë ndodhen si klasa të veçanta 4 kabinete të diturisë së natyrës, edukatës shoqërore, vizatimit dhe muzikës.

Në ambientet e godinës sonë të shkollës fillore gjithashtu gjenden:

  • Dhomë studimi
  • Dhoma e mjekes së shkollës & psikologes
  • Salla e dance sportiv & baletit
  • Salla e ngrënies ( Mensa )

Zhvillimi i mësimit, argëtimit dhe ambienti sportiv i kësaj grupmoshe (klasa I-IV) më vete ka dhënë rezultate shumë të mira ne krahasim me shkollat që arsimin fillor e zhvillojnë në të njëjtën godinë me arsimin 9-vjeçar (klasa V-IX).

  • Ushqimi përgatitet i freskët çdo ditë nga kuzhina e shkollës.
  • Orari pa studim: 8:00-14:05 / Orari me studim: 8:00-15:45
  • Transporti komod dhe i sigurt
  • Uniforma e shkollës dhe ajo sportive
  • Ekskursione brenda vendit në qytetet historike

TAKIME ORIENTUESE PËR PRINDËRIT

Për tu njohur më afër me ambientet e shkollës, hapësirat ku zhvillohet mësimi 

kontaktoni në: +355 68 20 86 932

ose ju mirëpresim në adresën:

Rruga “Mujo Ulqinaku”, pranë Kishës Katolike, Tiranë

Data dhe orari i takimit: sipas marrëveshjes

Hapat e parë në udhën e dijeve

Muzikë

fillore shkolla private jopublike Faik Konica

Piano

Kërcim

Sport

Pikturë