Mësimdhënia për nxënësit e klasave V-IX zhvillohet gjithashtu në një godinë të pavarur nga ciklet e tjera, e cila ndodhet midis vilës së kopshtit dhe shkollës fillore me një sipërfaqe prej 2000 m².
Në këtë hapësirë ka gjithsej 20 klasa mësimore, nga të cilat 5 janë laboratorë të fizikës, kimisë, informatikës, biologjisë, gjuhës angleze dhe asaj gjermane, të pajisura me tabela smart.
Të gjitha klasat kanë videoprojektor të lidhur me kompjuterin e mësuesit, për një orë mësimore sa më interesante dhe interaktive. Gjithashtu shkolla ka edhe palestrën e saj sportive, si dhe sallën e koncerteve.
Programi i shkollës 9-vjeçare “Faik Konica” balancon mësimdhënien dhe argëtimin nëpërmjet kurrikulave ekstra shkollore.
Kamera në të gjithë ambientet shkollore (koridore dhe klasa).
Që nga klasa e pestë (V) fillon Projekti Gjerman, ku shtohen orët e gjuhës gjermane.
Ekskursione (brenda vendit në qytete historike)
Mësimdhënie bashkëkohore
Staf i kualifikuar pedagogjik
Laboratorë për eksperimente shkencore
Klasa kërcimi, muzike, arti dhe sporti
Ushqim i kontrolluar i shëndetshëm
Transport komod dhe i sigurt
TAKIME ORIENTUESE PËR PRINDËRIT
Për tu njohur më afër me ambientet e shkollës, hapësirat ku zhvillohet mësimi
kontaktoni në: +355 68 20 86 932
ose ju mirëpresim në adresën:
Rruga “Besim Imami”, pranë Myslym Shyrit, Tiranë
Data dhe orari i takimit: sipas marrëveshjes
Aktivitetet dhe Klasat
Mësim Gjithëpërfshirës
Ambientet e godinave “Faik Konica” janë të projektuara për nxënës të së ardhmes. Na kontaktoni, ose na vizitoni për të mësuar më shumë rreth kurrikulave, stafit dhe ambienteve tona.