ARSIMI PARASHKOLLOR & FILLOR

Shkolla “Faik Konica” zhvillon mësimin për nxënësit e saj parashkollor dhe fillor (klasa I-IV) në godinë me sip. 1100 m²  dhe ambient sportiv 400 m²  me lodra për fëmijë,  pronë e shkollës “Faik Konica”.

10 klasa janë në katin e dytë të kësaj godine, të gjitha me dritë natyrale, kushte bashkëkohore si edhe me mundësi ngrohje, ftohje. 4 tualete për fëmijët
Në katin e parë ndodhen 4 kabinete të diturisë së natyrës, edukatës shoqërore, vizatimit dhe muzikës

Gjithashtu ndodhen:

  • Dhomë studimi
  • Dhoma e mjekes së shkollës & psikologes
  • Salla e dancit sportiv & baletit
  • Salla e ngrënies ( Mensa )

Zhvillimi i mësimit, argëtimit dhe ambienti sportiv i kësaj grupmoshe (klasa I-IV)  më vete ka dhënë rezultate shumë të mira ne krahasim me shkollat që arsimin fillor e zhvillojnë në të njëjtën godinë me arsimin 9-vjeçar (klasa V-IX).

  • Ushqimi përgatitet i freskët çdo ditë nga kuzhina e shkollës.
  • Orari :  800-1405  ndërsa me studim orari është 800-  1545
  • Transporti kryhet me furgonat e shkollës Faik Konica
  • Uniforma e shkollës dhe ajo sportive
  • Eskursionet brenda vendit në qytetet historike

Vendndodhja: Rruga Mujo Ulqinaku, mbrapa Kishës Katolike