ARSIMI GJIMNAZ

Viti 2016 shënon fillimin e mësimdhënies së gjimnazit ‘’Faik Konica’’ në një godinë të re 10 kate mbrapa RTSH-së me sip 1500 m², ku ndodhen 18 klasa me nga 28 nxënës, plot dritë dhe me ngrohje e ftohje, aspirim qendror! Të gjitha klasat dhe laboratoret kanë tabela me touch (interactive). Korridoret  dhe klasat brenda kanë kamera me audio + video, mbi të cilat ka akses vetëm drejtori i shkollës. Këtë vit shkollor fillon projekti gjerman me 2 klasa të X, 2 klasa të XI dhe 2 klasa të XII me kurrikula dhe libra gjermanë, me 4 mësues gjermanë të lëndëve përkatëse:

  • Gjuhë gjermane
  • Matematikë
  • Histori, gjeografi
  • Ekonomi, teknologji,histori arti

Ky projekt synon aftësimin e nxënësve që duan të vazhdojnë studimet e larta në vende gjermanishtfolëse si Austria, Zvicra, Gjermania etj.

Në tri vitet e fundit , bazuar në rezultatet e maturës shtetërore, renditet si lider i rezultateve  të larta. Është nga gjimnazet, që ka minimizuar në maksimumin e mundshëm , pse jo,  ka eliminuar plotësisht  fiktivitetin në vlerësim.  Është nga gjimnazet që garanton arritje, siguri, qetësi e një disiplinë maksimale. Është nga gjimnazet , ku nxënësi  vlerësohet shpesh. Është një nga gjimnazet, ku personaliteti e  dinjiteti i nxënësit respektohet e vlerësohet si askund tjetër, ku nxënësi është i pari dhe të gjithë të tjerët i shërbejnë atij. Është nga gjimnazet,  ku niveli e formimi shkencor e qytetar  i nxënësit nuk matet vetëm me nivelin e përvetësimit të njohurive , por kryesisht nga  aftësitë dhe kompetencat që fiton nxënësi. Katër  klasa të dhjeta, tri klasa të njëmbëdhjeta dhe tri klasa të dymbëdhjeta do të vazhdojnë me kurrikula shqiptare sipas traditës sonë.