Aplikime


Regjistrimet kanë filluar !

 

Në shkollën “Faik Konica” do të gjeni :

  • Klimë mbështetëse dhe inkurajuese për të gjithë.
  • Proces mësimor aktiv në përshtatje me nivelin e nxënësve.
  • Kultura në punë dhe komunikimi me në qendër nxënësin.
  • Kabinete funksionale në shërbim të nxënësit.
  • Shanse të barabarta dhe shërbime sociale për prirjet e nxënësve të talentuar në fusha të ndryshme.

 

Rregullat e aplikimit në shkollën “Faik Konica”

 

Nxënësit e rinj që do të aplikojnë në shkollën “Faik Konica”, drejtohen te zyra e sekretarisë, ku marrin një informacion të detajuar mbi arsimimin, metodat, stafin pedagogjik,ambientet komode dhe çdo gjë tjetër që ofron shkolla për një arsimim sa më bashkëkohor. Më pas, nxënësi i nënshtrohet një testi të hartuar nga drejtoria.

  • Testi i pranimit për klasën e parë do të bëhet në formën e nje bashkëbisedimi ku do të shikohen njohuritë e përgjithëshme që kanë nxënësit.
  • Testi i pranimit për klasën: e dytë, e tretë dhe e katër do të përfshijë dy lëndë: Gjuhë, Matematikë
  • Testi i pranimit për klasën: e pestë, e gjashtë, e shtatë, e tetë, e nëntë do të përfshijë lëndët : Gjuhë, Matematikë,Anglisht.

 

Dokumentacioni për regjistrim në klasën e parë: 

  1. Certifikatë lindje me fotografi
  2. Vërtetimi i vaksinave nga qendra shëndetësore
  3. Raporti nga okulisti
  4. Vërtetim nga kopshti që ka ndjekur.
  • Testi i pranimit në gjimnaz (AML)për klasën e dhjetë, përfshin njohuritë që kanë marë në arsimin e mesëm të ulët(AMU),në lëndët: Matematikë, Gjuhë shqipe, Anglisht, Fizikë, Kimi, Biologji dhe një ESE.

 

  • Të gjithë aplikantët, pasi hyjnë në testin e pranimit, i cili është i detyrueshëm, duhet të arrijnë pikët e përcaktuara më parë nga komisioni për të vazhduar arsimimin te ne.
  • Faza e dytë është shqyrtimi i testit pranë komisionit i cili bën vlerësimin e rezultatit të testimit dhe është transparent. Më pas merr vendimin për pranimin ose jo të nxënësit, duke u bazuar tek pikët që ai ka marrë në test.
  • Faza e tretë është regjistrimi në shkollë dhe firmosja e një kontrate .

 

Dokumentacioni për regjistrim për klasën e dhjetë: 

  1. Certifikatë lindje me fotografi.
  2. Dëftesa e klasës së 9-të.

 

 Informacion në:

Web: www.faikkonica.edu.al 
: Shkolla jopublike “Faik Konica” 
Email: sekretaria@faikkonica.edu.al /  info@faikkonica.edu.al
Fillore Cel: 068 20 86 932 / 9-vjeçare Tel: 04 24 26 335 / Gjimnazi Cel: 068 90 97 242 

 

 

 



FORMULAR APLIKIMI
për nxënësin

Doni të studioni dhe të bëheni pjesë e jetës social-kulturore të shkollës “Faik Konica”?

Aplikoni në formularin e mëposhtëm:


 
 
 
 
 
 
 
 





 





FORMULAR APLIKIMI
për mësuesin


Për t’u bërë pjesë e stafit mësimor të shkollës “Faik Konica”, aplikoni në formularin e mëposhtëm: