ARSIMI I MESËM I ULËT

Mësimdhënia për nxënësit e klasave V-X zhvillohet në godinë 10 katëshe, pronë e shkollës “Faik Konica”, që ndodhet midis vilës së kopshtit dhe shkollës fillore me sip 2000 m² . Në këtë hapësire ka gjithsej 20 klasa mësimore, nga të cilat 5 prej tyre janë laboratorë të fizikës, kimisë, informatikës, biologjisë, gjuhës angleze dhe asaj gjermane, të pajisura me tabela me prekje (touch screen).

Gjithashtu pranë ambjenteve të sipërpërmendura ka dhe një palestër si dhe një sallë koncertesh.  Të gjitha klasat kanë videoprojektor të lidhur me kompjuterin e mësuesit, për një orë mësimore sa më interesante dhe interaktive.

 

  • Të gjithë klasat dhe korridoret e shkollës janë të pajisura me kamera.
  • Që nga klasa e pestë (V) fillon Projekti Gjerman, ku shtohen orët e gjuhës gjermane për dy klasa me zgjedhje.
  • Ushqimi i përgatitur, i freskët dhe i kontrolluar.
  • Transporti kryhet me furgonat e shkollës Faik Konica.
  • Uniforma standarte dhe ajo sportive.
  • Eskursionet (brenda vendit në qytete historike)