Gjimnazi ynë dhe Faik Konica

 

Gjimnazi F@ik Koni©a është një ndër gjimnazet më të mirë në Tiranë. Mori emrin e një prej personaliteteve më të spikatura të atdhetarizmit, kulturës si dhe diplomacisë shqiptare. Emrin e një prej korifejve të letrave shqipe. Faik  Konica, një emër i madh. Një emër që na vinte përballë një dileme: a do të mund ta meritonim dhe justifikonim madhështinë e emrit të tij. Kjo ishte dhe mbetet një përgjegjësi e madhe, e cila kërkon hyrjen me dinjitet në elitën e shkollave shqiptare, por jo vetëm. Përndryshe, nuk do të mund të justifikonim egzistencën tonë. Në këtë kontekst, padyshim, emri,  vepra , personaliteti  i Faik Konicës ka shërbyer si frymëzim për të gjithë shqiptarët, por në veçanti për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollës sonë.  Ai ka shërbyer gjithashtu si burim frymëzimi për  arritjen e standardeve elitare në fushën e edukimit dhe qytetarisë.

 

Për herë të parë ky gjimnaz hapi dyert e tij në shtator të vitit 2008. Plot 9 vite egzistencë e gjimnazit  Faik  Konica. Nuk janë pak , por nuk janë edhe shumë. Nuk janë pak, pasi brenda 9 viteve Gjimnazi  Faik  Konica ka krijuar një imazh të padiskutueshëm. Rezultatet e këtij gjimnazi janë më shumë se të admirueshme. 

Në tre vitet e fundit, bazuar në rezultatet e maturës shtetërore, renditet si lider i rezultateve të larta. Është nga gjimnazet, ku nxënësi  vlerësohet pothuaj çdo javë në të gjitha lëndët, nëpërmjet një sistemi që aplikohet për herë të parë në Shqipëri. Është një nga gjimnazet ku personaliteti e dinjiteti i nxënësit respektohet e vlerësohet si askund tjetër. Është nga gjimnazet, ku niveli dhe formimi shkencor e qytetar i nxënësit nuk matet vetëm me nivelin e përvetësimit të njohurive, por kryesisht nga  aftësitë dhe kompetencat që fiton nxënësi.

 

Pas  vitit te dytë të hapjes së gjimnazit, pranë tij filloi të funksionojë shkolla  9 vjeçare, kopshti si dhe arsimi  parashkollor (me ndërtesa të veçanta),  me standardet më të larta në nxënie e mësimdhënie & në të gjitha shërbimet e tjera. Rezultatet edhe në këto cikle kanë qenë mbresëlënëse.  Në vitin shkollor 2017 – 2018, arsimin parashkollor, ciklin 9 vjeçar dhe gjimnazin e frekuentojnë rreth 380 nxënës.